Një numër i madh i qytetarëve serb nga Kosova janë duke e shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në komunën e Bujanocit.

Rruga pranë qendrës së votimit 46 është vështirë e kalueshme çka ka bërë që të ndërhyjë edhe policia. Qytetarët po presin autobusin për tu kthyer në Kosovë.

Sot, votuesit në Serbi votojnë për zgjedhjet presidenciale, me presidentin populist Aleksandar Vuçiç, i cili mund të fitojë një mandat tjetër pesëvjeçar në krye të shtetit.

Po ashtu do të votohet për zgjedhjet parlamentare, në të cilat, Partia Përparimtare Serbe (SNS) po ashtu pritet të dominojë. Njëkohësisht po mbahen zgjedhjet lokale për disa komuna, përfshirë edhe për kryeqytetin serb, Beogradin.

Në zgjedhjet parlamentare serbe marrin pjesë edhe partitë shqiptare, të cilat do të garojnë me dy lista: Koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar dhe Alternativa Demokratike Shqiptare – me gjithsej 20 kandidatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA