Me gjashtë emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 60-vjeçari në Gjirokastër

02/04/2022 10:14

Një 60-vjeçar ra në pranga këtë të shtunë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt një pagese.

Shtetasi me iniciale I. H., 60 vjeç, banues në Lushnjë u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe një aparat celular.

“Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kordhocë”, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin I. H., i cili nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore janë vënë në ndjekje të mjetit dhe në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, kanë kapur shtetasin I. H., i cili ishte duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.

60-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.

Top Channel