Kontrollet intensive në dogana, sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit
Dy shtetas janë arrestuar në Korçë dhe Maliq për shkak të dhunës fizike që ushtruan ndaj nënave të tyre, ndërsa njëri arriti t’i vjedhë edhe një sasi lekësh.
Sipas policisë, 45-vjeçari me iniciale D.H. u arrestua pasi dhunoi fizikisht nënën e tij 66-vjeçare ndërsa i vodhi asaj edhe shumën prej 20.000 lekësh. Ka qenë vezë e moshuara e cila ka njoftuar policinë duke bërë edhe të mundur arrestimin e 45-vjeçarit.
Rasti i dytë ka ndodhur në fshatin Vashtëmi të Maliqit ku 41-vjeçari me iniciale R.M. ka dhunuar brenda shtëpisë nënën e tij të moshuar 67 vjeçare. Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike.
Top Channel