Aksident tragjik në Itali/ Ndërrojnë jetë dy vëllezërit shqiptarë, njëri prej tyre do të bëhej baba për herë të tretë (Pamjet)

02/04/2022 16:32

Një aksident tragjik ndodhi zonën e Chessas në Itali, ku humbën jetën dy vëllezër shqiptarë.

Viktimat përkatësisht 37 dhe 44 vjeç jetonin në Arcille dhe ishin nisur në punë gjatë momentit të aksidentit.

Vëllai i vogël kishte dy fëmijë dhe gruaja e tij ishte shtatzënë me një fëmijë të tretë.

Pas këtij aksidenti të rëndë, ai nuk do të mund ta shikojë dot më fëmijën e tij, ndërsas la pas dy të tjerë të mitur.

Kurse vëllai i madh i familjes kishte tre fëmijë.

Top Channel