Viktima e parë nga moti i keq/ U rrëzua nga era e fortë një ditë më parë në Kuçovë

01/04/2022 15:18

Një nga të rinjtë që u shtruan në spitalin e beratit për shkak të stuhisë së fortë të erës paraditen e së enjtes nuk i mbijetoi dot plagëve.

26-vjeçari i cili ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi në fshatin Tapi  u rrëzua nga soleta nga era e fortë duke rënë nga 3 metra lartësi. i riu morri fraktura të rënda.

Ndërkohë për shkak të motit të keq disa fshatra të Njësisë Administrative Shishtavec u izoluan sepse u shemb ura e Shtrezës, në aksin Kukës-Shishtavec. reshjet e dendura të shiut gërryen këmbët e amortizuara

Rrëshqitje dheu dhe gurësh pati edhe në akset Kukës-Qaf Mali, Kukës-Peshkopi, Tropojë-Lekbibaj, Tropojë-Valbonë etj.  Dëme nga moti i keq kryesiht prej erës pati të enjten dhe në vlorë e fier ku shkatërruan pemë, dhe catitë e mjediseve sportive. probleme ka dhe në furnizimin me energji për shkak të avarive sidomos në në Kavajë, Burrel dhe Shkodër

Top Channel