Rikthehet Top Story, Investigimi në Top Channel do të vijojë me “Inside Story”

01/04/2022 20:03

Nga 7 prilli rikthet në transmetim në formatin politik emisioni Top Story, në drejtimin e gazetarit Sokol Balla.

Top Story ka lindur në tetor të vitit 2006 dhe për 11 sezone ishte emisioni më i suksesshëm politik në ekran.

Javën e ardhshme Top Story do rikthehet aty ku i takon, në “prime time” në orën 21:00. Ky emision premton të risjellë shikueshmërinë e debatit politik dhe të diskutimit të çështjeve të forta që shqetësojnë vendin.

Ndërkohë Emisioni investigativ që mbajti këtë emër për tre vjet, nuk do të mbyllet. Ai do të vazhdojë që javën tjetër. Me emër të ri, Inside Story por dhe me drejtim, mentalitet dhe mision të ri. Misionin e së vërtetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA