Probleme në portin e Durrësit si pasojë e motit të keq, 5 anije mallrash presin në radë

01/04/2022 14:31

Moti i paqëndrueshëm dhe era e fortë që ka karakterizuar ditën e sotme qytetin bregdetar të Durrësit ka diktuar edhe sot veprimtarinë përpunuese në portin më të madh të vendit.

Në kalata aktualisht ndodhen 5 anije tregtare me mallra, ndërsa dy të tjera me kontenierë qëndrojnë në radën e portit. Në pritje janë dhe dy anije të tjera. Në varësi të kushteve atmosferike edhe procesi i ngarkim-shkarkimit për anijet në kalata ka vijuar me ndërprerje, ndërsa trageti i linjës së Ankonës ka mbërritur në orar ditën e sotme.

Kushtet atmosferike në bregdet sipas meteorologëve, pritet të përmirësohen pas orës 22:00 të ditës së sotme, ndaj dhe dy tragetet e linjës së Barit pritet të rinisin lundrimet në mbrëmje, para mesnatës. Moti i keq i këtyre ditëve çoi në anulimin e lundrimit të trageteve të kësaj linje për dy ditë radhazi në të dy anët e Adriatikut.

Top Channel