Ku po qëndronte i fshehur autori i plagosjes së kreut të njësisë Kallmet në Lezhë

01/04/2022 17:28

Altin Marku, autori që plagosi me armë administratorin e Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonajn është arrestuar këtë pasdite, pas disa orësh kërkim nga policia.

Marku ishte fshehur në një strukturë betoni për të shkuar më pas në një banesë në Kallmet.

Administratori i Njësisë Administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simonaj u plagos me tre plumba këtë të premte me armë, pas një konflikti të çastit me Markun.

41-vjeçari mori fillimisht ndihmën e parë në spitalin e Lezhës, ndërsa aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim më të specializuar.

Top Channel