Fshihte të ardhurat e përfitimit nga këmbimi valutor, arrestohet 60-vjeçari në Durrës

01/04/2022 19:18

Një kambist është arrestuar këtë të premte në Durrës, pasi fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor.

Pas kontrollit në banesë, 60-vjeçarit iu sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash të prerjeve të ndryshme.

Operacioni policor i koduar “Valuta” u finalizua me arrestimin e autorit dhe sekuestrimin e provave materiale.

Mbi shtetasin H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, rëndojnë akuzat për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen e ngjarjes dhe për veprime të mëtejshme.

Top Channel