Aksident në Berat, përplaset makina me një familje brenda, plagosen nënë e bir

01/04/2022 14:56
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në fshatin Otllak në Berat, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dy mjete që udhëtonin në të njëjtin sens janë përplasur më njëri-tjetrin. Mësohet se mjeti, tip Mitsubishi me targa AB 206 FA ka qënë duke u kthyer në rrugën e fshatit Otllak, kur është goditur nga prapa nga mjeti tip Ford Fokus, me targa AB 493 CA, ku udhëtonin dy bashkëshortët Qazim dhe Edlira Çallmari dhe fëmija i tyre 9-vjeçar.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur nënë e bir, Edlira dhe Stivi Çallmari, të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë disa goditje në trup e kokë.

Dy drejtuesit e mjeteve, Qazim Çallmori dhe Ali Bendo nuk kanë pësuar dëmtime, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të polcisë rrugore dhe ekspertë, që pas kqyrjes së vendit të ngjarjes do të përcaktojnë edhe shkaqet e aksidentit.

Top Channel