Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Ndërron jetë 37-vjeçari, makina ‘copë e çikë’ (Pamjet e rënda)

01/04/2022 19:51

Një aksident me vdekje ndodhi këtë mbrëmje në aksin në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Ziaj rreth orës 18:45.

Shoferi Indrit Rushitaj, banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj, 34 vjeç, banues në Çorrush të Mallakastrës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi I. R. dhe është dëmtuar e ndodhet në spital shtetasi F. L. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sipas burimeve nga vendi ngjarjes bëjmë me dije se shkak dyshohet  lagështira, mungesa e ndriçimit por edhe shpejtësia e daljes në kthesë  e njërit prej automjeteve.

Policia dhe ambulanca kane mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë.

Top Channel