EMRAT/ Mjekuan Nuredin Dumanin, arrestohen dy mjekë dhe një infermier në Fier, për çfarë akuzohen

31/03/2022 09:51
Momenti i arrestimit të Nuredin Dumanit

Dy mjekët dhe një infermier të cilët dyshihet se i dhanë ndihmën e parë Nuredin Dumanit fill pas përplasjes me armë që pati në Papër të Elbasanit, janë arrestuar në flagrancë nga policia.

Në pranga ra mjeku Juljan Malaj, 43-vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Bledi Berdalli, 41 vjeç, banues në Fier, me profesion mjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;

Ermal Gjeci, 36 vjeç, banues në Fier, me profesion ndihmësmjek në qytetin e Fierit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nuredin Dumani u arrestua dy ditë më parë, pas  një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës.

Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Ky i fundit është ende në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA