Trupi i pornostares italiane gjendet në qese plastike nga policia/ Fqinji komentator në rrjet, arrestohet për vrasje (fotot)

30/03/2022 15:56

Trupi i copëtuar i një gruaje të re është zbuluar nga policia në Brescia në veri të Italisë, i hedhur në disa qese plastike në anë të rrugës.

26 vjeçarja nënë e një fëmije Carol Maltesi, e cila punonte me emrin Charlotte Angie, kishte luajtur në një numër filmash erotikë dhe kishte një llogari në rrjetet erotike me pagesë të internetit.

Ajo ishte parë për herë të fundit e gjallë pranë shtëpisë së saj në Rescaldina pranë Milanos. Autoritetet thanë se fqinji i saj, 43 vjeçari Davide Fontana një komentues i njohur në rrjet për këshilla ushqimi, po merret në pyetje si i dyshuar për vrasje.

Mbetjet e trupit të gruas besohet se janë mbajtur në një ngrirëse para se të hidheshin në rrugë, teksa kishin nisur të shkrinin në motin e ngrohur së fundmi.

Hetuesit arritën ta identifikojnë atë nga 12 tatuazhe të veçanta në trupin e saj teksa dhe një anëtar i publikut pranoi ta identifikonte nga videot në rrjetet me drita të kuqe.

Policia arrestoi Fontana pasi kamerat rrugore kishin pikasur makinën e tij në zonën e Borno ku u gjend trupi, teksa pas njoftimit ai ishte paraqitur vullnetarisht në polici për të dhënë informacionet. por dëshmia e tij ngriti shpejt dyshime.

Carol, nënë e një vajze gjashtë vjeçare, kishte nisur punën në rrjetet për të rritur për të perballuar jetesen dhe raportohej se fitonte rreth 10,000 euro në muaj, shkruan Daily Mail.

Ajo kishte pasur një marrëdhënie me fqinjin e saj Fontana në fillim të vitit por prej atëhere besohej se ishin ndarë.

Fontana raportohet se pranoi në polici se e kishte vrarë gruan pas një debati të nxehur dhe kishte gjymtuar trupin për ta fshehur në frigorifer.

Pas vrasjes Fontana kishte vijuar të përdorte celularin e saj për të dërguar mesazhe nënës së viktimës duke i shkruar se “kishte lënë pornografinë” por nuk mund të shpjegonte përse.

Ai madje i ishte përgjigjur dhe disa fansave të saj të shqetësuar që kishin njohur tatuazhet, duke dërguar mesazhe që pretendonte se ishin nga Carol: “Po tatuazhet janë si të miat por unë jam mirë”.

Fontana tha në polici se e kishte varë me çekiç pas një debati të ashpërsuar mes çiftit.

Prokurorja Lorena Ghibaudo tha: “I dyshuari ka pranuar vrasjen pas përballjes me provat që përgënjeshtruan pretendimet e tij”.

“Ai ka përdorur telefonin e saj për të paguar qeranë që të dukej sikur ishte gjallë por në të vërtetë e ka vrarë dhe ka copëtuar trupin e saj”.

Hetimet vijojnë.

FOTO GALERI
2/6
43 vjeçari Davide Fontana një komentues i njohur në rrjet për këshilla ushqimi, po merret në pyetje si i dyshuar për vrasje.

Top Channel