Kryebashkiaku i Kharkiv: Qytetarët të kthehen ne punë, ekonomia duhet të rigjallërohet

30/03/2022 22:43

Kryebashkiaku i Kharkiv-it Ihor Terekhov, i ka kërkuar qytetarëve mbrëmjen e sotme që të rinisin punën pasi ekonomia e qytetit duhet të rigjallërohet.

Ai ka këmbëngulur që të gjitha bizneset të fillojnë punën edhe pse mund të ishte e pamundur që të riktheheshin me kapacitet të plotë menjëherë.

“Në javët e fundit qeveria ka thjeshtuar ndjeshëm rregullat për të bërë biznes dhe ka ulur n mënyrë drastike normat e taksave, prandaj nga sot, ju kërkoj që gradualisht të ktheheni në punë.” tha Terekhov

Kryebashkiaku shtoi se 1,531 objekte të infrastrukturës civile janë shkatërruar në Kharkiv që nga 24 shkurti, së bashku me 1,292 ndërtesa banimi, 70 shkolla dhe 16 spitale.

Luftimet kanë qenë intensive në dhe rreth qytetit ditët e fundit.

Top Channel