Thatësira e shkaktuar nga mungesa e reshjeve te shiut kryesisht gjate muajit mars ka ulur nivelin e ujit ne digën e Bovillës. Ne pamje shihen dhe shenjat që ka lëne uji duke bërë dallimit e nivelit që ka qenë më parë, çka na e pohuan dhe banore të zonës.
Po ka rënë niveli, ka pas qenë deri aty te vija e kuqe. Këto tre muajt e fundit ka rënë prej thatësirës.
Nga impianti i Bovillës furnizohet me ujë 65% e kryeqytetit. Por ujësjellësi i Tiranes siguron se ndonëse ka rënie të prurjeve situata nuk është ne nivele shqetësuese. por ama duhet të kemi kujdes në përdorimin e ujit.
Jemi diçka me pak se kuota e një viti me pare, nuk është shqetësuese. Liqeni Bovillës ka 90 milion metër kube ujë qe mban ai liqen. Jemi ne situate që duhet ta kemi ne kontroll duhet te tregohemi te kujdesshëm. Uji është burim që mbaron, kujdes kur hapin çesmën mos ta leme hapur gjithë kohes, apo për zonën periferike te qytetit mos te vadisim toka me ujin e pijshëm apo te vadisim lulet, mos mbushni pishinat me ujë te pijshëm, duhet mirëmenaxhim i ujit.”- tha Elton Kacidhja, drejtor i UKT
Për të kontrolluar abuzimet dhe shpërdorimet me ujin e pijshëm është ngritur një task forcë e cila që prej muajit të ardhshëm do të nisë kontrollet në terren. Tirana mbetet nje nga qytetet, ku furnizimi me ujë, është ende I kufizuar me orare.
Përmes një kredie të marrë nga Banka Evropiane e Inestimit do të financohen 3 projekte me Qëllimin final i të cilave do të jetë ujë 24 orë. Por kur?
Shpresojmë që investimet ti nisim brenda këtij viti për me shpresën për ti mbaruar ne një kohe minimale, 3 vjet apo 3 vjet e gjysëm.
Top Channel