Kodi i ri Rrugor/ Nga heqja përfundimtare e patentës te gjobat 60 mijë lekë, cilat janë rregullat që kanë hyrë në fuqi Një ditë pas arrestimit të shumëkërkuarit Nuredin Dumanit, apartamenti ku ai fshihej është rrethuar nga forca të shumta policie.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket dera e apartamentit në katin e katërt, ku janë vendosur shiritat e zonës së krimit.
Operacioni i Forcave RENEA gjatë natës për kapejn e Dumanit ka terrorizuar banorët e pallatit, të cilët kanë treguar se dëgjuan zhurma të forta.
“Tmerr, tmerr, tmerr. Banoj në katë të tretë, ata ndodheshin në kat të katërt. Dëgjuam vetëm zhurmë që i binin me mjetet të forta derës”, shprehet fqinja e një kati më poshtë.
Nuredin Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pas një operacioni nga forcat RENEA, vetëm dy orë pas atentatit ndaj Talo Çelës.
Ai u kap në apartamentin në Fier dhe më pas u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, pas plagëve të marra në përplasjen me armë të ndodhur në Papër të Elbasanit, ku dyshohet se tentoi të vriste “mikun e vjetër”, Çelën. Ky i fundit është ende në kërkim.
Top Channel