Tentativë spektakolare grabitjeje në Itali, grupi i armatosur sulmon dy furgonët që transportonin para
Njëzet njerëz janë vrarë kur vrasës profesionistë të karteleve të drogës kanë hapur zjarr pa diskriminim, në një event të fshehtë bastesh me duele gjelash.
Shtatëmbëdhjetë burra dhe tre gra u vranë në masakrën e përgjakshme në qytezën e Las Tranjas në rajonin Michoacan,në veri të Meksikës.
Incidenti ndodhi pak pas orës 22.30 të së dielës kur grupi i dyshuar si anëtarë të karteleve rivale të drogës të veshur me uniforma ushtarake, hynë mes grumbullimit dhe hapën zjarr.
Katër civilë të tjerë u dërguan në spital me plagë plumbash teksa më shumë se 100 gëzhoja ishin gjetur përtokë nga autoritetet.
Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador fajësonte bandat kriminale për vrasjet dhe u zotua për një hetim të plotë e të shpejtë.
“Ishte një masakër e një grupi ndaj një tjetri,” tha ai në konferencën e shtypit, teksa ushtria dhe Garda Kombëtare kishin ardhur në vendngjarje për të hetuar.
Ngjarja është e pazbardhur nga autoritetet por prej muajit të kaluar dhuna e bandave në Meksikë është rritur me ritme alarmuese duke u përhapur dhe në rezortet e famshme turistike të vendit si Cancun and Playa del Carmen.
Ekspertët thonë se lufta e territorit zhvillohet kryesisht mes karteleve të drogës Gulf dhe Jalisco Nueva Generation.
Karteli famëkeq Sinaloa i drejtuar më parë nga shefi i burgosur Joaquín “El Chapo” Guzmán, është gjithashtu aktiv në disa zona.
Top Channel