Sulmi në qyetin Mykolaiv, tre persona ndërrojnë jetë

29/03/2022 13:26

Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë kanë bërë me dije se kanë mbetur të vdekur tre persona nga sulmi ajror që u bë mëngjesin e sotëm në qytetin Mykolaiv në Ukrainë.

Me anë të një postimi, shërbimet thanë se deri më tani kanë arritur të nxjerrin të gjallë 18 persona që ishin në rrënojat e qytetit port jugor.

Mendohet se sulmi kishte në shënjestër liderin lokal Vitaliy Kim,  i cili nuk ishte në ndërtesë në atë kohë. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën në vendngjarje.

 

Top Channel