Nënshkrimi i Bordit të Paqes, më pak se 20 vende do të marrin pjesë në iniciativën e nisur nga Presidenti Trump 22/01 11:32
Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas.
Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona. Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat.
Në pamjet e publikuara nga autoritet lokale, duket teksa del tym nga shkatërrimi i banesave.
Për shkak të sulmeve të vazhdueshme në këtë rajon, banorët janë larguar duke u strehuar nëpër stacione metroje.
Top Channel