I arrestuari Nuredin Dumani është transportuar nga spitali i Fierit drejt Tiranës nën masa të rrepta sigurie.

I shumkërkuari Nuredin Dumani u kap në Fier këtë mbrëmje gjatë operacionit të zhvilluar nga RENEA.

Mësohet se Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj emrave më të kërkuar ga drejtësia shqiptare, Talo Çela.

Dumani është plagosur në shpatull gjatë përplasjes në Elbasan. Ai mori ndihmën e parë në spitalin e Fierit dhe aktualisht po transportohet drejt në Tiranë.

Policia mori informacion për ngjarje se Dumani pas atentatit në Elbasan është larguar për në qytetin e Fierit dhe po fshihej në një bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.

Sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.

Top Channel