Miliarderi më i ri i Ukrainës largohet drejt Dubait me jahtin luksoz të quajtur ironikisht ‘Z’ (fotot)

29/03/2022 15:54

Miliarderi më i ri i Ukrianës, 48-vjeçari Kostyatin Zhevago, raportohet se është larguar nga vendi në bordin e superjahtit të tij pas publikimit të masave të reja anti-oligarkë nga presidenti i vendit Volodymyr Zelensky.

Lajmi sjell presidentin ukrainas një hap më pranë goditjes së figurave të oligarkëve brenda vendit të tij, siç ndodhi më së fundmi dhe me manjatin e minierave Kostyatin Zhevago. Britanikja Daily Star thote se ai u largua me jahtin e tij të quajtur fatkeqësisht “Z,” germa tashmë e kthyer në simbolin e pushtimit rus të Ukrainës.

Në një kohë kur shumë vende kanë ndaluar trafikun ajror nga mjetet ruse, Dubai ende mirëpret pasagjerët e linjave të trageteve FlyDubai e Emirates.

Zhvillimi vjen pas raportimeve se të paktën katër oligarkë rusë janë larguar nga Moska drejt  Dubait pas një fjalimi të ashpër të presidentit Vladimir Putin.

Lideri i Kremlinit kishte folur për një “vetë spastrim” të shoqërisë ruse, sipas raportimit të britanikes The Telegraph.

Edhe Zhevago duket se është larguar për në Dubai pas ligjeve anti-oligarkë të Ukrainës, megjithse ka qenë në politikën e vendit prej 20 vjetësh si i pavarur.

Ai humbi garën për deputet në zgjedhjet e 2019.

Jahti i tij Z, është 65 metra i gjatë dhe ka një shpejtësi maksimale prej 18 nyje detare.

Barka e Zhevago mund të mbajë 14 të ftuar dhe ka nevojë për 18 anëtarë ekuipazhi.

Revista SuperYacht shkruan se jahti i Zhevago ka mes të tjerave një “qendër mirëqenieje trupore”, dhomë masazhi, sauna dhe sallon stilimi flokësh.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA