Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë 24/05 22:39
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka mbajtur një fjalim para nisjes së raundit për bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës, që do të mbahet në Stamboll këtë mëngjes.
Erdogan tha se Zelensky Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm” dhe përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve.
Ai tha se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”.
Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë mbërritur herët këtë mëngjes në Stamboll për bisedimet e para pas javësh.
Ukraina thotë se prioriteti i saj është të negociojë një armëpushim, por SHBA dhe Ukraina kanë shprehur gjithashtu skepticizëm rreth synimeve të Rusisë.
Top Channel