Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka bërë një postim në rrjete sociale ku tallet me gafën që bëri gjatë qëndrimit në Big Brother VIP.

Në rrjetet sociale, ajo tallet për një frazë të pakuptimtë ku tha: “Si i thonë bukur në shqip?”. Nuk dihet nëse këtë postim e ka për të trguar se e ka marrë malli për kohën kur ishte brenda shtëpisë dhe nisi romancën me Donald Veshajn apo ishte rastësi.

Pasi ka dalë nga shtëpia dhe ka parë gafën e saj, Ramosaj ka qeshur edhe vet me atë që kishte thënë.

Së fundmi, ajo bëri të njëjtën gjë kur publikoi një video në rrjetin social TikTok, duke treguar reagimin e saj pasi dëgjon “frazën e famshme”.

Ajo e nis videon duke përsëritur fjalët e njëjta që kishte thënë në dhomën e rrëfimit, ku në një moment nuk i kujtoheshin fjalët dhe kishte përfunduar duke thënë: “Qysh thuhet bukur në shqip”.

Kujtojmë që kjo frazë ishte shndërruar në ‘meme’ edhe gjatë një proteste në Tiranë kundër rritjes së çmimeve.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA