Dëbohen spiunët rus! 4 shtete evropianë nuk kursejnë diplomatët e Moskës

29/03/2022 18:58

Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Çekia kanë njoftuar më 29 mars dëbime masive të diplomatëve rusë, pasi dyshohen për spiunim.

Holanda ka njoftuar se do të dëbojë 17 diplomatë rusë, të cilët Ministria e Jashtme holandeze, ka thënë se janë zyrtarë të inteligjencës ruse.

Belgjika ka thënë se do të dëbojë 21 diplomatë rusë, Irlanda, katër dhe Republika Çeke, një diplomat.

Diplomatët duhet të largohen nga Holanda brenda dy javëve, ka thënë Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra.

Një total prej 75 diplomatëve rusë janë të akredituar në Holandë, dhe tani atje do të mbesin 58.

Ministria e Jashtme irlandeze ka thënë se dëbimet kanë ndodhur pasi aktivitetet e diplomatëve “nuk kanë qenë në përputhje me standardet ndërkombëtare për sjellje diplomatike”.

Ministria e Jashtme çeke ka njoftuar se diplomatit rus që ka vendosur ta dëbojë i ka dhënë 72 orë kohë për t’u larguar.

“Së bashku me aleatët, ne jemi duke zvogëluar prezencën e inteligjencës ruse në Bashkimin Evropian”, ka thënë Ministria çeke.

 

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA