Denis Telo është arrestuar pasi rrahu dy motrat Ruko gjatë ditës së djeshme në një prej rrugëve të kryeqytetit.

Ato kanë folur për ngjarjen e rëndë në emisionin “Shqipëria Live” duke treguar si ndodhi ngjarja. Ndër të tjera rrëfyen se kanë marrë informacione që Denisin e kanë bullizuar dhe e kanë rrahur në shkollë.

Albina: Thjesht kishim dalë nga shtëpia për të bërë pazaret. Sapo kemi hyrë në pazar, patëm sulmin dhe Denisi erdhi direkt na ka gjuajtur. Ai më ka rrëzuar në tokë, filloi të na gjuajë e të na shajë pa arsye. Syrin e kam pak më mirë. Edhe në sulmet ndaj vajzave të tjera, ka synim fytyrën dhe kokën.

Mirela: Pasi patëm konfliktin herën e parë, shkuam në komisariatin nr.3 por ne nuk dinim se nga shkoi Denisi dhe më pas na doli para prap e na sulmoi sërish. Gjërat ndodhën shumë shpejt dhe nuk dinim si të reagonim dhe zgjodhëm të shkonim pranë komsiariatit. Edhe qytetarët e tjerë që kanë ndërhyrë e kanë njoftuar policinë.

Albina: Pas të pestës herë që i telefonova, erdhi policia.

Mirela: Përveç momentit të parë që ka sharë ndaj nesh nuk ka thënë asgjë tjetër më. Komunikimi me të ka qenë i vështirë. Dimë që ka 8 kallëzime ndaj tij në polici. Mendoj që jemi krejt rastësor, një tjetër viktimë. Denisi kapi këdo që donte ta sulmonte duke e kapur prej flokësh. Ai është larguar se kishte frikë nga djemtë. Edhe pas sulmit të dytë është larguar më pas, por e kanë arrestuar më vonë.

Albina: Kemi mësuar që ka qenë i bullizuar në shkollë, e rrihnin dhe e tallnin të gjithë. Por e kanë neglizhuar.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel