Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar: Bisedimet nuk duhet të shesin Ukrainën

28/03/2022 21:33

Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me “shitjen e Ukrainës”, tha Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

Duke iu drejtuar deputetëve në Dhomën e Komunave, ajo tha se presidenti Putin “nuk është serioz për bisedimet” dhe ende “po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm”.

“Ne nuk duhet të ndalim vetëm Putinin në Ukrainë, por duhet ta shohim situatën në një periudhë më të gjatë”, tha ajo.

Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga G7 nuk duhet të hiqen “përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë”, tha ajo.

Truss tha se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë “zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme”.

Top Channel