“Po flisja me popullin rus”, Biden nuk kërkon falje për deklaratën e tij se “Putini s’duhet të rrijë në pushtet”

28/03/2022 22:05

Presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend të kërkojë ndjesë për deklaratën e tij të bujshme se Putin nuk mund të qëndrojë në pushtet.

Në një dalje për mediet nga Shtëpia e Bardhë, Biden theksoi megjithatë se deklarata e tij nuk kishte te bënte me ndryshimin e regjimit në Rusi, më shumë se sa me një mendim personal të tij për shefin e Kremlinit.

“Nuk e bëra atëherë, dhe as tani nuk po e bëj, nuk fola për një ndryshim politikash. Por shpreha indinjatën morale që ndjeva dhe nuk kërkoj falje për këtë. Askush nuk beson se unë po flisja për rrëzimin e Putinit … askush nuk e beson këtë. Thjesht shpreha indinjatën time për sjelljen e këtij njeriu”.

Bideni tha se mesazhi i tij i drejtohej popullin rus:

Unë po flisja me popullin rus. Pjesa e fundit e fjalimit ishte biseda me popullin rus, kjo është vetëm një fakt i thjeshtë se kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme”.

Biden deklaron se nuk i intereson nëse Putini e konsideron komentin e tij si retorikë përshkallëzuese

“Nuk më intereson se çfarë mendon ai. Ai do të bëjë atë që do të bëjë, Unë mendoj se ai po bën dicka që nuk është racionale”.

I pyetur për një takim të mundshëm me Putinin, Biden tha se kjo varet se për çfarë Putin kërkon që të flasin.

Top Channel