Pas Kievit, trupat ruse lënë dhe Çernobilin, ekspertët: Po ndryshojnë taktikë!

28/03/2022 12:49

Pasi nuk arritën të marrin Kievin, trupat ruse  thuhet se janë larguar nga një qytet që pushtuan afër centralit bërthamor të Çernobilit.

Sipas Reuters, kryebashkiaku Yuri Fomichev tha se trupat kishin përfunduar punën “që kishin vendosur të bënin” dhe ishin larguar nga qyteti i Slavutych. Forcat e Moskës e pushtuan të shtunën morën Slavutych dhe arrestuan për pak kohë kryebashkiakun.

Por pushtimi i tyre u protestua nga qindra ukrainas vendas të cilët dolën në rrugë duke mbajtur flamuj dhe ai u lirua më vonë. Slavutych është shtëpia kryesisht e punëtorëve të nevojshëm për të mirëmbajtur centralin bërthamor të Çernobilit tashmë jashtë linje – vendi i fatkeqësisë bërthamore të vitit 1986. Ekspertë perëndimorë sakaq, thonë se Moska i ka angazhuar shumicën e forcave që kishte grumbulluar në kufi dhe nuk janë në gjendje ti ridislokojnë në të gjithë vendin.

Dr Jack Watling, hulumtues në institutin e mbrojtjes me bazë në Londër, Royal United Services Institute, se përpjekjet kryesore të rusëve për momentin janë fokusuar në jug, ku përpiqen të përfundojnë betejën për Mariupolin dhe më pas t`i bllokojnë mbështetjen njësive ushtarake ukrainase në Donbas.

Ata kanë ngecur në vend në Kherson dhe Mykolaiv e zor të bëjnë përparim në këto fronte. Më shumë po shtyjnë nga Krimea përgjatë lumit Dnieper për të tentuar rrethimin e zonës operacionale, ku janë shumë nga njësitë më të mira të Ukrainës, thotë ai. Rusët tentuan të avanconin në më shumë akse nga sa mund të përballonin në fazën e parë të betejës, e tani janë në pozicionin që mund të përballojnë vetëm një aks në të njëjtën kohë, vazhdon eksperti.

Për momentin, prioriteti i tyre duket se është të mposhtin forcat ukrainase në Donbas nëse munden. Një ditë më parë, shefi i Shërbimit Sekret ushtarak të Ukrainës e akuzoi Rusinë se synon ta ndajë Ukrainën në dy vende, sikurse Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut.

Top Channel