“Teatri dhe pandemia”/ Sonte një “Exclusive” për teatrin në ditën botërore të tij

27/03/2022 20:16

Sot në ditën e tij ndërkombëtare, teatri duket se po ringrihet si feniksi nga hiri i tij.

2 vjet më parë, gjithçka u paralizua nga pandemia e Covid 19, por teatri në veçanti u godit në zemrën e tij.

Megjithatë, u bënë përpjekje që teatri të gjente mënyra alternative komunikimi dhe kështu nisi transmetimi live stream si në shumë vende të botës.

Sot 2 vjet pas shpalljes se ‘lock dow-nit’, teatri në Tiranë ka filluar të ringrihet, dhe sallat e teatrove po mbushen sërish plot. Komedia franceze Edmond, në teatrin kombëtar,  ishte e para që hapi me kapacitet të plotë sallat e teatrit.

Top Channel