100 mijë objekte, 6000 vite histori dhe 8 milion vizitorë/ Muzeu më i madh arkeologjik në botë hap dyert pranë Piramidave të Egjiptit 02/11 20:13
Presidenti i SHBA, Joe Biden ndodhet në Varshavë, e cila ndodhet 400 kilometra nga Lviv, aty ku sapo janë dëgjuar tre shpërthime të fuqishme.
CNN shkruan se janë dëgjuar sulme ajrore dhe shpërthime në Lviv të Ukrainës. Në qytet ka sirenat e sulmeve ajrore dhe shtëllunga të mëdha tymi që shpërndahen në ajër.
“Dëgjuam tre shpërthime të mëdha dhe një shtëllungë tymi që ngrihet matanë kodrës”, u shpreh një gazetar i CNN.
Lviv është një qytet që ndodhet shumë pranë Polonisë. Sot presidenti Joe Biden vizitoi Varshavën, ku u takua me ministra ukrainas dhe arsyeja e vizitës së tij ishte lufta që po bën Rusia mbi Ukrainë, ndërsa ende nuk është larguar.
Top Channel