Ndërsa vijon ende eliminimi i pulave të ngordhura, zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci thotë se nuk janë raportuar raste të reja me gripin e shpendëve si dhe siguron se nuk ka asnjë rrezik për konsumimin e mishit dhe vezëve.
Ndërsa vijon ende eleminimi i pulave të ngordhura, zv. Ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci thotë se nuk janë raportuar raste të reja me gripin e shpendëve si dhe siguron se nuk ka asnjë rrezik për konsumimin e mishit dhe vezëve.
“Për situatën e gripit të shpendëve nuk kemi pasur asnjë rast të ri pozitiv. Po ashtu nuk kemi pasur denoncime. Në të gjithë territorin, vijon procesi i eliminimit dhe groposjes së shpendëve të ngordhur duke zbatuar rregullat e mirëqenies së kafshëve.. Jemi në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë territorin. Ushqimet në tregun tonë janë të sigurta për konsumatorin, nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe i vezëve”, tha Ermira Gjeci, zv. Ministre e Bujqësisë.
Por në vend ka ende kafshë të gjalla që duhet të eleminohen për të ndaluar përhapjen e mëtejshme.
“Ne jemi në procesin në kompleksin në Xhafzotaj që është proces i gjatë, ka kafshë ende të gjalla që kanë destinacion eliminimin e tyre dhe procedura kërkon që të eliminohen gradualisht dhe të groposen, në të kundërt shkaktojnë problematika. I gjithë procesi i groposjes merr kohë, nga 5-6 ditë. Lidhur me vatrat e tjera, janë të pastruara, kanë numër të vogël të ngordhjeve por duhet të vijojnë me protokollin e dezinfektimit”, u shpreh Ermira Gjeci, zv. Ministre e Bujqësisë.
Zv. Ministrja bën me dije se janë marrë masa për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjedise të hapura të pamiratuara për shitjen e tyre.
Top Channel