Shpërthimi i fuqishëm në një byrektore në Lezhë, reagon policia: Ishte bombol gazi, tre automjete dhe tetë biznese të dëmtuara
Dy persona janë arrestuar në flagrancë pas një vjedhjeje të një kasaforte në rrugën “Zihni Sako” në kryeqytet, brenda së cilës ndodheshin sende me vlerë dhe një armë zjarri me municion, që mbahej me leje nga pronari i banesës.
Policia e Tiranës vuri në pranga: A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë; A. G., 48 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në ambientin e përshtatur si biznes nga A. G., u zbulua se ai modifikonte çelësa të ndryshëm për hapjen e bravave të apartamenteve.
Shtetasit dyshohet gjithashtu se kanë kryer vjedhje të tjera në Durrës dhe në territorin e Komisariatit të Policisë Nr. 2, duke marrë sende me vlerë dhe shuma parash.
Në aksion u sekuestruan kasaforta, sende me vlerë, 2 automjete dhe 1 motomjet, me vlerë rreth 30,000 euro.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel