Lot dhe emocione, Efi surprizon në mënyrë më të papritur Mikelën

26/03/2022 22:05

Mikela është emocionuar shumë këtë puntatë të “Përputhen”, pasi është surprizuar nga familjarët e saj, nga gjyshja prindërit, vëllai i saj dhe Efi.

Përmes video-mesazheve, familjarët e përshëndetën dhe i uruan suksese, por nuk harruan të përshëndesin Erionin.

Mikela u përlot, teksa tregoi se në fillim, babai i saj ka qenë kundër pjesëmarrjes së saj në “Përputhen”, ndërsa tashmë ata janë të lumtur për deklarimin e saj me Erionin.

Mirëpo, nuk mjaftoi me kaq, ajo u surprizua edhe nga Efi.

Efi: Nuk ma merrte mendja që do nisja miqësi me ty, nga jashtë më acaroje nërvat. Duke parë që kishim pëlqime të përbashkëta, kam dashur të mbaj pak distancë për të parë se ku qëndronte secila. Kam vënë re që edhe kur kishim pëlqime të përbashkëta, ne të dyja nuk debatonim.

Mikela: Kam pasur shumë rezerva, nuk të kthehesha dot.

Efi: Pash realitet ty, ti nuk pe vetëm veten tënde, me ke menduar dhe mua më ke këshilluar dhe ndënjur afër, jam në një pikë që nuk e imagjinoja, por jam falënderuese që të kam njohur.

Mikela: Jam shumë krenare që të kam njohur.

Efi: është herët për të folur për miqësi të ngushtë, por ky është fillimi dhe është shumë i mbarë dhe përveç kësaj e dua shum 137 Kokon.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel