Muzikë greke në sheshin “Skënderbej”! Orkestra e Korfuzit interpreton në ditën e Festës Kombëtare të Greqisë

25/03/2022 15:30

Pjesë muzikore greke u dëgjuan sot në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, në Ditën Kombëtare të Greqisë.

Në 201 vjetorin e çlirimit të Greqisë nga pushtimi osman, Fondacioni Kulturor Grek dhe ambasada greke sollën në Tiranë një nga bandat më të vjetra të Korfuzit. Shtetas grekë që jetojnë në vendin tonë dhe shqiptarët në shesh, shijuan veprat muzikore greke dhe të huaja, që përcjellin mesazhin e lirisë dhe çlirimit Orkestra Filarmonike “Mantzaros” luajti.

Është një koncert që e kemi dhënë në disa vende të botës. Nuk janë kompozime vetëm revolucionin grek, janë vepra nga kompozitorët që shqiptarët i dëgjojë dhe i njohin mirë.

Përcjellin, mesazhin e lirisë dhe demokracisë, çështje të përbashkëta të dy vendeve. Marrëdhëniet mes nesh janë shumë të mira. Do të vijmë në Shqipëri sërish“, shprehet dirigjenti Sokratis Anthis.

Shtetas grekë që jetojnë në vendin tonë dhe shqiptarët në shesh, shijuan veprat muzikore greke dhe të huaja, që përcjellin mesazhin e lirisë dhe çlirimit Orkestra Filarmonike “Mantzaros” luajti.

Koncerti zhvendoset këtë mbrëmje në qendrën kulturore të kishës ortodokse.

Top Channel