Kaso: PD nuk ka kryetar të komanduar. Komisioni do të marrë vendime të rëndësishme

25/03/2022 14:19

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Rithemelimit ka folur për mediat para mbledhjes duke thënë se nuk ka kryetar të komanduar të PD. Në këtë mënyrë, Kaso injoron Enkelejd Alibeajn, i cili pas vendimit të gjykatës për ndryshimet në statutin e PD, tha se ishte skandal dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj gjyqtarit.

Ndër të tjera, Ivi Kaso u shpreh se mbledhje do të merren vendime të rëndësishme për të mirën e demokratëve.

Ivi Kaso: Për qartësinë tuaj përfitoj të sqaroj që ka një Parti Demokratike. Ka një organ zyrtar që është mandatuar si i tillë, sot u certifikua edhe nga gjykata. Komisioni i Rithemelimit kryen deri më 30 Prill funksionin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Nga fillimi i javës kur do të kryhen hapat e mëtejshëm ligjorë do të shihni që organi i vetëm që do drejtojë PD është Komisioni. Për ankime që mund të bëjnë palë të tjera që nuk kanë lidhje me Partinë Demokratike janë tentativa për të zvarritur të paevitueshmen dhe për të konfunduar publikun.

Nuk ka një kryetar të komanduar të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit është organi zyrtar i PD dhe do të marrë vendimet përkatëse që do të reflektojnë përgjegjësitë që kanë deleguar me votë. Këto vendime të rëndësishme do të merren në të mirë të demokratëve.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha foli shkurt para mediave duke thënë: “Do të merren vendime të rëndësishme, do të jetë një mbledhje e shkurtër, bashkim, bashkim, bashkim!”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA