Vrasja makabre e çiftit të Hollywood-it, reagon për herë të parë vajza e birësuar e Rob Reiner: Jam e shokuar, vijë nga një familje që… 16/12 17:02
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar një rezolutë të re që kërkon ndalim të menjëhershëm të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rezoluta e miratuar, bën thirrje që të ketë akses për ndihmë dhe mbrojtje civile ndaj Ukrainës. Ajo kritikon Rusinë për luftën, e cila nuk ka kursyer as njerëzit e thjeshtë.
Në votimin në selinë e OKB-së në Nju Jork, 140 vende votuan pro dhe 38 abstenuan.
Pesë vende votuan kundër rezolutës, Rusia, Siria, Koreja e Veriut, Eritrea dhe Bjellorusia.
Kjo është rezoluta e dytë, pas asaj të 2 marsit që i kërkonte Rusisë të ndalonte menjëherë përdorimin e forcës në luftë.
Top Channel