Piloti gjatë ‘episodit psikotik’ përplasi avionin në mal duke vrarë veten dhe 150 njerëz në bord (fotot)

24/03/2022 15:39

Më 24 mars 2015, Andreas Lubitz mbylli veten në kabinën e avionit dhe vendosi mjetin në modalitet ‘autopilot’ që ai të përplasej në mbi 4 000 metra lartësi në Alpet franceze, duke vrarë 150 njerëz që udhëtonin në bord.

Disa ditë më parë piloti kishte pësuar një episod çrregullimi psikik nga i cili duket se nuk ishte rekuperuar pas përplasjes së vetëdijshme që vrau të gjithë njerëzit që udhëtonin në bord.

27 vjeçari Andreas Lubitz, kishte mbyllur veten në kabinën e pilotimit të avionit të linjave Germanwings që më pas mjeti të përplasej në lartësi mbi 4 000 metra.

Pasi kapiteni kishte dalë nga kabina për të shkuar në tualet, Lubitz mbylli derën e kabinës dhe vijoi me planin e tij për uljen e kontrolluyar drejt faqes së malit.

Të gjithë 150 njerëzit në bordin e fluturimit nga Barcelona drejt Düsseldorf – ku përfshiheshin pasagjerë dhe ekuipazh u vranë në çast, në ditën fatkeqe të shtatë viteve më parë.

Hetimet pas incidentit tragjik tregonin se doktorët kishin këshilluar Lubitz të kërkonin trajtim urgjent por nuk ishin lejuar të njoftonin autoritetet në Gjermani prej ligjeve të ashpra të ruajtes së privatësisë.

Sipas ligjit në Gjermani punëdhënësit nuk mund të kenë akses në të dhënat mjekësore të të punësuarve, madje dhe raportet mjekësore nuk përmendin shkakun e gjendjes shëndetësore për të cilën kërkohet pushimi.

Hetimet për Lubitz zbuluan se para trajnimit si pilot atij i ishte mohuar liçenca në SHBA prej trajtimit për depresion psikotik.

Prej vitesh Lubitz kishte pasur probleme për të fjetur prej atyre që ai përshkruante si probleme me shikimin dhe kishte konsulltuar rreth 40 doktorë prej frikës se po verbohej.

I motivuar nga frika e verbimit dhe e humbjes së liçencës së pilotimit ai kishte kërkuar në internet për mënyra vetëvrasjeje para se të vendoste të përlaste fluturimit ‘9525’ me 150 njerëz në bord.

Hetuesit thanë se kërkimet në tabletin e Lubitz përfshinin “mënyra për të kryer vetëvrasje” apo “dyer të kabinës së avioni dhe siguria e tyre”.

Hetuesi i aviacionit civil Arnaud Desjardin argumentonte se sekrete të tilla profesionale nuk duhet të vihen para sigurisë publike pasi një telefonatë nga doktori Lubitz mund të kishte shpëtuar shumë jetë.

FOTO GALERI
2/3
Lubitz, kishte mbyllur veten në kabinën e pilotimit të avionit të linjave Germanwings që më pas mjeti të përplasej në lartësi mbi 4 000 metra

Top Channel