
Kuvendi sot ka debatuar për çmimet e rritura ndërsa seanca nisi me një debat tërësisht tjetër i motivuar nga përçarjet në Partinë Demokratike.
Grupi mbështetës i Berishës kishte kërkuar një interpelancë urgjente për shtrenjtimin e produkteve, por vendin e parë në rendin e ditës ishte kërkesa për mocion e grupit parlamentar të PD-së ku ishte përcaktuar 100 minuta për PS, 45 min për PD dhe 17 minuta për deputetët e ‘shtëpisë së lirisë’. Ky minutazh solli pakënaqësi te vetë opozita, teksa debatin mes tyre e përfundoi mazhoranca duke mos ndryshuar renditjen.
Pas këtyre zënkave , nisi përballja e PD-së me PS-në për çmimet.
Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në seancë, pasi ndodhej në samitin e NATO-s në Bruksel, sakaq edhe Lulzim Basha nuk kishte zgjedhur të vinte në sallë si deputet I thjeshtë, ndërsa për herë të parë Enkeled Alibeaj ulej në karrige si kryetar I komanduar I PD.
Top Channel