Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të hidrokarbureve për periudhën 23-25 mars 2022.

Krahasuar me vendimin e mëparshëm, çmimet e naftës dhe benzinës janë rritur me përkatësisht 12 dhe 7 lekë për litër, ndërsa çmimi i gazit mbetet i pa ndryshuar, 93 lekë/litri.

Çmimi me shumicë i naftës do të jetë 227 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë për periudhën 23 mars-25 mars 2022, të jetë 208 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 233 lekë/litri, kurse i benzinës 218 lekë/litri.

 Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 23 mars-25 mars 2022 ka mbetur i pandryshuar, 93 lekë/litri.

Në bursë çmimi i naftës në datë 22 Mars ka qënë 1,204 $/Ton, është rritur me 231 $ që nga data 16 Mars 2022 kur ishte 973 $/Ton . Kurse çmimi i benzinës në datën 22 Mars ka qënë 1,086 $/Ton, është rritur me 113 $ që nga data 16 Mars kur ishte 973 $/Ton.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë 23 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e Premte, datë 25.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë, ndryshe do të përballet me penalitete.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet prej një muaji tashmë me rritje të pakontrolluar të çmimeve të produkteve të shportës dhe të hidrokarbureve.

Qytetarët kanë dalë në protesta duke kërkuar ulje të çmimeve dhe kundërshtuar Paketën e Rezistencës Sociale të miratuar nga qeveria. Inflacioni ka prekur Evropën përfshirë dhe vendin tonë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA