Mbrëmjen e sotme, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës.
Të shtënat u dëgjuan pranë spitalit rajonal, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:40, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, shtetasi A. N., 32 vjeç banues në lagjen “Skënderbeg”, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin S. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një objekti (furrë buke) në pronësi të shtetasit S. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel