Gripi i Shpendëve në Shqipëri/ Në tregun e gjësë së gjallë në Vlorë shiten pula pa kontroll

22/03/2022 11:29

Sëmundja e pulave apo gripi i shpendëve, në tregun e gjësë së gjallë vijon shitja e pulave dhe zogjve të oborreve.

Fermerët vijnë nga fshatra të rrethit të Vlorës, por dhe deri nga fshatra të Ballshit, ndërsa shprehen se shpendët janë të shëndetshme dhe nuk kanë lidhje me ngjarjet e ditëve të fundit në ferma të Durrësit. Ata shprehen  të bindur se shpendët nuk mbartin asnjë sëmundje edhe pse jo të gjithë kanë certifikatën shëndetësore.

Qytetarë të Vlorës nuk hezitojnë t’i blejnë shpendët edhe pse janë të informuar për situatën gripale të shpendëve në vend. Sipas tyre në këtë ditë të Sulltan Novruzit, në pamundësi ekonomike për të blerë qingj, siç e kërkon tradita, ata blejnë zogj e pula.

Ndërkohë autoritetet e Veterinarisë në Vlorë janë shprehur më herët se në Vlorë nuk është regjistruar asnjë rast i gripit të shpendëve.

Top Channel