Veliaj kallëzon penalisht “Nesti Angonin” dhe “Nasta Pëllumbin”: Një autor i vetëm përdori identitete të ndryshme për të bërë padi artificiale Dita pa makina përveç lëvizjes në këmbë apo me biçikletë, ofroi dhe shumë aktivitete për fëmijët.
Të vegjlit zgjodhën të provonin sporte të ndryshme si basketbolli e tenisi. Një pjesë pëlqyen ping pongun ndërsa të tjerë u përqendruan tek boksi apo takwando.
Jo vetëm aktivitete sportive, por në bulevard pati edhe ekspozita fotografie, kënde për pikturim dhe për vendosjen e veroreve.
Ndalimi i qarkullimit të makinave nisi në 9:00 të mëngjesit dhe përfundoi në orën 15:00. Bashkia e Tiranës iu bashkua nisëm së qeverisë për qytetet që kursejnë naftë ndërsa kryeministri Edi Rama tha se dita pa makina do të bëhet hap pas hapi pjesë e pandashme e kalendarit mujor.
U NDALUA QARKULLIMI I MAKINAVE :
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te“Ish- Hotel Dajti”.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.
Segmenti i rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Koha e mirë me rreze dielli e favorizoi edhe më shumë këtë festë, pushim zyrtar teksa të rritur dhë fëmijë patën mundësi që të kalojnë një ditë ndryshe dhe më aktive.
Top Channel