Sipërfaqe me ullishta e pisha kanë marrë flakë ditët e fundit në Vlorë. Edhe pse stina e nxehtë është ende në larg në këto ditë të ftohta pranvere në Vlorë u aktivizuan disa vatra që dyshohet e janë zjarre të qëllimshme sipas punonjësve të rrezikshme.
Por shpesh u vihet flaka edhe sipërfaqeve pyjore për të përfituar sipërfaqe për ndërtim
“Ky pyll është një zonë e mbrojtur , dhe këto zjarrvënie janë me te vetmin qëllim përfitim sipërfaqeje toke për ndërtim”, thotë një zjarrfikës.
Para tre ditësh janë djegur qindra rrënjë ullinjsh në zonën e fshatit Panaja dhe Bestrovë, kur ullinj shekullor tashme nuk janë me. Rastet e djegies së ullishteve në Panaja dyshohet se janë pasojë e konfliktet të vjetra midis pronarëve të tokave dhe blegtorëve, pasi këta të fundit djegin tokat , madje dhe ullinj për të përfituar kullota për bagëtitë e tyre.
Top Channel