Një turist italian është sulmuar në mënyrë fatale nga një peshkqen në brigjet e një ishulli në Karaibe, njoftojnë së fundmi raportimet vendore.
Viktima 56-vjeçare u identifikua nga mediat lokale si Antonio Roseto Degli Abruzzi, i cili po notonte me tub zhytjeje pranë një shkëmbi të ishullit kolumbian San Andrés në fundjavë, kur u kafshua në këmbë nga një peshkaqen 2.5 metra i gjatë, sipas raportimeve.
Autoritetet thanë se ai vdiq nga humbja e gjakut.
Incidenti ndodhi në zonën e quajtur La Piscinita (Pishina e Vogël), një vend mjaft i frekuentuar për panoramat nënujojre për zhytje me tub.
San Andres ndodhet 235 milje larg brigjeve të Nikaragua dhe rreth 470 milje në veri të Kolumbisë.
Sulmi ndodhi në një vend ku nuk kishte shumë notarë, shkruante rrjeti AFP, duke cituar burimet vendase.
Instruktori i zhytjes Mirla Zambrano tha se incidenti është sulmi i parë i paprovokuar nga një peshkaqen ndaj një turisti në San Andres.
“Ne të gjithë u habitëm shumë,” tha Zambrano, 50, sipas Daily Mirror.
Edhe një zëdhënës i qeverisë konfirmoi ngjarjen, duke thënë, “Kemi programe zhytjeje me profesionistë, pranë të cilave kalojnë peshkaqenë, por diçka e tillë nuk kishte ndodhur kurrë”.
Biologu detar Rodrigo Lopez tha se pas incidentit njerëzit janë shumë të shqetësuar.
Një dëshmitar tha se burri i sulmuar ishte një notar i mirë dhe kishte disa kohë në zonë. Ai kishte hyrë në ujë për herën e dytë dhe kishte nisur të thërriste për ndihmë, i rrethuar nga një pellg gjaku, shpjegonte Lopez.
Top Channel