26/12 22:29
Gjenerali Sir Richard Barrons tha për programin Today të BBC Radio 4 tha se qyteti port ukrainas i Odesës është objektivi i radhës i Rusisë në jug.
Marrja e Odesës do të izolonte ekonominë e Ukrainës nga rugët tregtare nëpërmjet Detit të Zi.
“Ne do t’i shohim ata duke përdorur armë mbi ushtrinë ukrainase në thellësi, ata do të godasin linjën e tyre të furnizimit, bazat e tyre logjistike dhe ajrore. Dhe më pas ata do të godasin qytetet dhe territorin që mendojnë se duhet t’i zotërojnë”, tha ai.
Rusët do të mbajnë nën presion Kievin ndërkohë, shton ai, sepse ajo është qendra politike e Ukrainës. Ai shtoi se rusët e dinë se Odesa është një qytet i madh dhe i mbrojtur mirë.
Top Channel