Mjekja ukrainase merr “Instagram-in” e David Beckham, u tregon 71 milion ndjekësve tmerrin që po përjetojnë gratë shtatzëna

21/03/2022 11:10

Një mjeke në Ukrainë mori aksesin për të postuar në rrjetin social me 71.6 milion ndjekës të futbollistit David Beckham për të treguar pasojat e luftës te gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Beckham i dha mjekes të drejtën për të postuar, me qëllim që ndjekësit të shikonin gjendjen e vështirë të grave, që jetojnë çdo ditë me frikën e bombardimeve ruse.

Iryna, një anesteziologe pediatrike dhe drejtuese e maternitetit në Kharkiv, postoi një rrëfim emocionues të jetës së saj të përditshme në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Videot shfaqin atë duke bërë xhiro në një bodrum nëntokësor me ndriçim të dobët, ku nënat e reja i përqafonin foshnjat e tyre në shtretërit e improvizuar të spitalit që rreshtonin muret e hapësirës së ngushtë.

“Ditën e parë të luftës, të gjitha gratë shtatzëna dhe nënat u evakuuan në bodrum. Na duhej të mësonim se si të punonim me bombardime dhe kërcënime”, shkruan ajo krahas videove.

“Fatkeqësisht, ne nuk mund t’i çojmë foshnjat që janë në kujdes intensiv në bodrum, sepse ata mbështeten në pajisje shpëtimi”, shtoi ajo.

Mjekja tha se ka punuar 24/7 që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt. Në një tjetër video, ajo prezantoi shikuesit me Yana dhe djalin e saj të vogël, Mykhailo, i cili lindi me vështirësi në frymëmarrje në ditën e dytë të luftës.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA