Pavel Gomzyakov zakonisht fotografonte ditët më të lumtura të jetës së njerëzve. Ai është një fotograf dasmash i vlerësuar me çmime nga Mariupol, në Ukrainën jugore.
Por, kohët e fundit, ai ka dokumentuar jetën në qytet pasi është nën sulm të rëndë rus.
“Para fillimit të luftës, Mariupol ishte një qytet paqësor ukrainas, një qytet në të cilin 95% e njerëzve flisnin rusisht, si unë. Vajza ime studionte në një shkollë ruse”, tha ai për BBC.
Në fund të javës së kaluar, ai u arratis së bashku me gruan dhe djalin nëntë vjeçar. Prindërit e tij të moshuar kanë qëndruar prapa dhe ai prej ditësh nuk ka mundur të kontaktojë me ta, pasi i është ndërprerë energjia elektrike.
Ai tani po përpiqet të gjejë se si mund të bashkohet me vajzën e tij të madhe, 17 vjeçe, e cila është vetëm në Gjermani. Ajo ishte në qytetin verilindor të Ukrainës, Kharkiv, në shkollën e baletit kur filloi lufta.
Top Channel