Princi William e bashkëshortja Kate anullojnë vizitën në fshatin në Karaibe pas protestave të banorëve (fotot)

19/03/2022 21:36

Kreu i fshatit Creek në ishullin e Karaibeve u tha mediave se nuk donin që duka e dukesha e Cambridge të ulnin helikopterin e tyre aty.

Prandaj prej protestave të rezidentëve vendas princi britanik me bashkëshorten anulluan me turp vizitën e tyre në fshatin e Belize, nga ku duhet të niste turneu i tyre në ishujt britanikë të Karaibeve.

Mediat britanike shkruanin se opozicioni ndaj paraqitjes së familjes mbretërore vinte prej  një konflikti mes rezidentëve të Toledo dhe grupit mjedisor ‘Flora and Fauna International’ një bamirësi e kontestuar nën kujdesin e Prince William.

Ai dhe Kate pritej të vizitoin fermën e kakaos Akte‘il Ha në ditën e parë të vizitës së tyre diplomatike, por zyra e tyre anulloi angazhimin.

Zhvillimi vjen teksa ata nisën turneun e tyre në rajonet e Belize, Xhamaikës e Bahamas, që konsiderohet si një tentativë ngrohjeje me monarkinë ish-perandorake me qëllim të mos ndjekin shembullin e  Barbados që u bë republikë më vete, shkruan e përditshmja The Guardian.

Vendi i uljes së helikopterit të William e Kate në Belize ishte një fushë futbolli por rezidentët u shprehën të ofenduar duke thënë se nuk ishin konsultuar për këtë.

Rrjeti vendas ‘Channel 7’ i përshkruante tensionet mes qytetarëve dhe autoriteteve si një deklaratë reflektuese të kontradiktave  “të drejtat e tokës dhe të shpronësimeve të bëra gjatë periudhës koloniale britanike”.

Kreu i fshatit Indian Creek, Sebastian Shol, tha për të përditshmen Daily Mail: “Ne nuk i duam ato në tokën tonë, ky është mesazhi që duam të dërgojmë”.

“Ata mund të ulen kudo por jo në tokën tonë.”

Aktivistë të vendeve ish-perandorake të Commonwealth kritikuan lëvizjen e familjes mbretërore duke thënë se ato duhet të nxisin ndërprerjen e lidhjeve me monarkinë dhe jo t’i bindin të qëndrojnë.

“Britania ka ende lidhje ekonomike e ligjore me vendet dhe kjo e bën të vështirë që ato të jenë të pavarura”, tha autori dhe aktivisti Patrick Vernon.

“Ky vit është një mundësi për njerëzit të reflektojnë: Nëse Xhamajka do të vendoste të ishte një republikë, atëherë kjo do të kishte një efekt domino për të gjithë vendet anglisht-folëse të Karaibeve”, shtoi ai.

FOTO GALERI
2/5
Banoret i akuzonin per vjedhje toke

Top Channel