Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop” ndodhi këtë të shtunë.
Viktima banues në fshatin Seniçan të Përmetit po udhëtonte me makinën tip “Benz” bashkë me një 22-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.
I dëmtuari banues në fshatin Seniçan të Përmetit është transportuar në spitalin Rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.
“Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore”, sipas policisë.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor.
Top Channel