614 raste aktive me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa 31 të infektuar janë të shtruar në spital dhe gjashtë prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Nga 1,145 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 79 qytetarë, ku
19 raste janë në Tiranë, 9 në Sarandë, 6 në Fier, 5 në Korçë, 4 në Lushnje, Himarë, 3 në Durrës, Berat, Skrapar, Gramsh, 2 në Vlorë, Memaliaj, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Kamëz, Vorë, Dibër, Patos, Mallakastër, Selenicë, Delvinë, Gjirokastër, Dropull, Devoll.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.
“Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes”, shkruan ministria.
Statistika (19 Mars 2022)
Raste të reja ditore 79
Të shëruar në 24 orë 104
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1,145
Testime totale 1,767,043
Raste pozitive 273,040
Raste të shëruara 268,939
Raste Aktive 614
Humbje jete 3,487
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 269
Fier 103
Vlorë 73
Kukës 35
Elbasan 29
Gjirokastër 26
Shkodër 17
Korçë 17
Lezhë 13
Durrës 13
Berat 13
Dibër 6
Top Channel